×
  • Show Time
  • Show Time

    “Donaldi është lidhur me Beatrix për nevoja seksuale”, aktori i njohur e banalizon kur komenton çiftin e Big Brother VIP

    Reporteri
    18 Dhjetor 2021 | 0:23

    Nuk e tepronim nëse themi se nuk ka mbetur njeri pa komentuar trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix. Kjo e justifikon edhe faktin pse Donaldi është aktualisht emri më i kërkuar në Google nga shqiptarët.

    Qëndrime të ndryshme ka patur rreth kësaj çështjeje edhe nga personazhet publike, por duket se deklaratën më të fortë deri tani e ka bërë aktori Albano Bogdo.

    I ftuar në “Roped with Olsi”, Albanos iu bë një lojë gjatë të cilës i duhej t’i përgjigjej disa pyetjeve me spec. Albano jo vetëm që s’ngurroi t’i përgjigjej të gjithave, por u përgjigj dhe shumë troç pa rezerva.

    I pyetur për “Big Brother”, Albano tha se të gjithë konkurrentët e acarojnë dhe këtu u ndal edhe tek lidhja e Donaldit dhe Beatrixës. Ai tha se Donaldi është lidhur me Beatrix për nevoja seksuale teksa i pyetur nga Olsi nëse do që këto deklarata të dalin në transmetim, Albano tha se mban përgjegjësi të plotë për ato që thotë.

     

    Biseda mes Albano dhe Olsit:

    Albano: Të gjithë më acarojnë, Ilir Shaqiri, Donaldi, Beatrixi, Monika Lubonja…të gjithë, mos harrova ndonjë se i ngelet hatri. 40 veta me një shtëpi aty, iu ngjitën Donaldit po ky si vete me Beatrixën, po lëre njeriun të fusi tollumbin në shërbet. Ça keni ju? E pret Bora jashtë, po shkriu bora pra, doli dielli, ça do bëjmë tani.

    Olsi: Jemi në regjistrim

    Albano: E di, i them me koshiencë unë këto, mbaj përgjegjësi.

    Olsi: Mos t’i pres domethënë këto që the

    Albano: Po pse ça ka për t’u prerë? Për ça e zuri Donaldi atë? Për ta mbajtur në bufe për bukuri?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!