Donald Veshaj po vijon koncertet me vëllain, Romeon dhe Elgit Dodën. Mbrëmjen e djeshme ata kanë qenë në Zvicër, ku dhe ka performuar këngën e tij me titull “Nuk je”. Ai ka marrë një dhuratë nga një fanse e tij, brenda së cilës ndodhet dhe një foto e Donaldit dhe Borës.
Bëhet fjalë për puthjen e famshme që shkëmbyen brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Ai e pranon me mirësjellje dhuratën ndonëse vihet re se është në siklet. Kujtojmë që fansat besojnë se kënga që sapo ka sjellë Donaldi është një dedikim për Borën.
Në rrjete sociale qarkulloi një video ku Donaldi po i tregonte Semit brenda shtëpisë së Big Brother se do t’i dedikonte Borës një këngë me një pjesë teksti ku thotë: “Jam idiot, ama jam idiot jot”. Pikërisht kjo pjesë teksti ndodhet në këngën e re.
Megjithatë, një tjetër detaj që nuk iu ka shpëtuar fansave është numri 5, data kur dyshja janë lidhur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.