×
  • Show Time
  • Show Time

    Donaldi në “mbështetje “ të Beatrixit pas komenteve të shumta negative ndaj saj, çfarë tha mbrëmë

    Reporteri
    07 Maj 2022 | 15:45

    Beatrix Ramosaj është ndër më të komentuarat në media dhe rrjetet sociale.

    Që nga dalja nga Big Brother, Beatrix është përballur më sërë kritikash për lidhjen e saj me Donaldin.

    Ajo para disa ditësh publikoi një video ku fliste për bullizimin që i është bërë gjatë kohës së fundit.

    Po ashtu ajo ka paralajmëruar padi ndaj të gjithë atyre që e bullizojnë tash e tutje.

    E për këtë temë ka folur së fundi në emisionin e tij edhe Donaldi.

    Ai ka ironizuar më atë që bëjnë komente të tilla duke i quajtur edhe si filozofë.

    Kjo është marrë nga fansat si përkrahje ndaj Trixës, duke i kërkuar që të mos i dëgjojë të tjerët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!