×
  • Show Time
  • Show Time

    Filmi “Zgjoi” në garë për “Oscar”, Donatella Versace ka dy fjalë për Kosovën

    Reporteri
    23 Dhjetor 2021 | 11:11

    Filmi “Zgjoi” i Blerta Bashollit ka shënuar edhe një sukses tjetër.

    “Zgjoi” është futur në rrethin e ngushtë të nominimit për filmin e huaj nga Akademia Amerikane, e urimi për këtë sukses të aktorëve dhe atyre që punuan rreth tij e uruan edhe figura të njohura të ekranit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Dua Lipa ka qenë ajo e cila i është gëzuar tej mase kësaj arritje, derisa në Instagram ka shkruar se është shumë krenare.

    Por, në postimin e Duas, ka ardhur një koment edhe nga dizejnatorja me famë botërore, Donatella Versace, e cila ka shkruar se Dua duhet të jetë shumë krenare për këtë.

    Ndryshe, “Zgjoi” deri më tani ka fituar plot 13 çmime ndërkombëtare./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!