×
  • Show Time
  • Show Time

    Dosti publikon foto me Belegun: Për dashurinë dhe aventurat që na presin

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 18:45

    Kohëve të fundit është përfolur për një lidhje dashurie mes biznesmenit kosovar, Erolld Belegut dhe nutricionistes nga Shqipëria, Diola Dostit. Kjo gjë tashmë u konfirmua nga vet çifti, madje, para pak orshë Dosti ka publikuar një fotografi me Belegun dhe ka “thurur fjalë dashurie”, përcjell Reporteri.net.

    Dosti, ka falënderuar të gjithë ata që po i përkrahin në këtë aventurë të re.

    “Në mes të pëshpëritjeve dhe dritave verbuese, ne të dy gjetëm njëri-tjetrin. Ky udhëtim nuk ka të bëjë vetëm me vendin ku kemi qenë, por ku do të shkojmë së bashku. Miqve tanë, familjes dhe mbështetëve të pafund, ju falënderoj për respektimin e historisë sonë ndërsa po e shpalosim. Për dashurinë të qeshurat dhe aventurat që na presin”, ka shkru Dosti në Instagram.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!