Mbrëmjen e kaluar, Drake në një video live ka treguar se ku ka menduar të udhëtojë gjatë vitit të ardhshëm.
Bashkë prezantuesi iu lut Drake që të vizitonte Evropën dhe ai u përgjigj duke dhënë një lajm surprizë për fansat e tij kudo në botë:
“Unë do të udhëtoj në disa vende evropiane. Mendoj se do të shkoj në turne në Evropë, por përsëri, kjo është për punë.”
Ai gjithashtu tregoi disa destinacione pushimesh në radarin e tij për vitin e ardhshëm:
“Nuk kam qenë kurrë në shumë vende. Nuk kam qenë kurrë në Itali, kurrë në Tokio, kurrë në Shqipëri”, tha Drake i cili me sa duket ka dëgjuar dhe ai për Maldivet e Evropës.
Drake says he’s going on a Europe tour in 2024 🌍 pic.twitter.com/tykLZbiOii
— Complex Music (@ComplexMusic) December 18, 2023
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.