Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa do rikthehet në Kosovë për festivalin Sunny Hill.
Ylli i muzikës pop, me anë të postimeve në rrjetet sociale nuk ngurron të tregojë se mezi po pret të kthehet në atdhe.
“Një javë derisa të kthehem në atdhe”, ka shkruar ajo.
Dua do jetë e pranishme në Sunny Hill por vetëm për të mbështetur babain e saj, Dukagjin Lipa, që është organizator i festivalit. Por këngëtarja nuk do këndojë në festival.
Ylli botëror Miley Cyrus do jetë e pranishme në festival, së bashku me Dj Calvin Harris dhe reperin me famë botërore Gashi në datat 2,3 dhe 4 gusht.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.