Këngët e Dua Lipës u dëgjuan më shumë se të kujtdo tjetër në radion dhe televizionin britanik gjatë vitit të kaluar, falë albumit të saj “Future Nostalgia”.
Duke qenë në krye të klasifikimit, ajo ka lënë pas Ed Sheeran, i cili u shpall artisti më i dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit që nga 2017.
Dy nga këngët e saj, “Physical” dhe “Don’t Start Now”, ishin ndër 10 këngët më të popullarizuara në valët e Mbretërisë së Bashkuar.
Kënga më e dëgjuar nga të gjithë ishte “Blinding Lights” e The Weeknd.
Shifrat u përpiluan nga kompania e licencimit të muzikës PPL, e cila monitoron këngët më të dëgjuara në televizion dhe radio.
Sheeran është artisti i dytë më i dëgjuar, i ndjekur më pas nga Ariana Grande dhe Sam Smith.
Në vend të pestë u rendit Calvin Harris, Little Mix në vendin e gjashtë, vendin e shtatë e zuri Coldplay, Justin Bieber në vendin e tetë, Maroon 5 në vendin e nëntë dhe në vendin e dhjetë u rendit The Weeknd.
“Future Nostalgia” u publikua vetëm katër ditë para izolimit të parë të Mbretërisë së Bashkuar marsin e 2020.
Albumi i dytë i Dua Lipës ishte më i shituri i vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar për ‘albumin e vitit’ në “Brit Awards” dhe ‘albumin më të mirë’ në “Grammy Awards”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.