Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa kanë vendosur që të kontribuojnë në renovim e amfiteatrit të Prishtinës.
Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke mbajtur një intervistë me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti ku janë duke folur rreth festivalit të ‘Sunny Hill’ dhe për gjëra të ndryshme.
Këngëtarja gjatë intervistës ka treguar se kanë vendosur që së bashku me babanë të investojnë në amfiteatrin e Prishtinës.
“Ideja me bo një rrethim të asaj hapësirës që më vonë do përdoret nga gjithë qytetarët për festivale dhe gjëra të ndryshme” tha Dukagjini.
Ai vazhdon se do hapin një konkurs për një zgjedhje ideale dhe së bashku me Komunën e Prishtinës do përfundojmë këtë plan.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.