×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa flet për bashkëpunimin me Madonnën

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 12:34

    Këngëtarja nga Prishtina ka bashkëpunuar me një nga idolët e saj.


    Dua Lipës ende po i duket e pabesueshme se ka mundur të realizoj një prej ëndrrave të saj, bashkëpunimi me Madonnë është një nga arritjet më të mëdha të saj, përcjell lajmi.net.

    “Gjithmonë ka qenë një ëndërr e imja që të punoj me Madonna dhe Missy Elliott, dhe të kemi qenë në gjendje t’i bëjmë në një këngë. Duke e ditur se kënga do të dalë së shpejti, prapë kjo më duket se pabesueshme,” ka thënë këngëtarja kosovare gjatë një paraqitjeje në ‘Ash London Live’.

    Remiksi, i cili do të dalë në treg më 14 gusht, është krijuar së bashku me DJ dhe producentin The Blessed Madonna. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!