×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa konfirmon lidhjen me të dashurin e ri, shkëmbejnë puthje në publik

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 8:56

    Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë me aktorin britanik Callum Turner. Të dy janë parë duke u puthur në publik për herë të parë.

    Imazhet e kësaj do të shpërndahen nga faqe të ndryshme natën e mbrëmshme.

    Thashethemet për një lidhje të mundshme qarkullojnë prej disa kohësh. Ata dolën për darkë së bashku javën e kaluar dhe këngëtarja u shfaq në një postparty të premierës së ‘Masters of the Air’, një serial i ri në të cilin mund të shihet Turner.

    Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts : Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore. 33-vjeçari Turner ka pasur më parë një lidhje me aktoren Vanessa Kirby.

    Lipa u takua me regjisorin francez Romain Gavras vitin e kaluar. Para kësaj ajo ishte me modelin Anwar Hadid.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!