Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, duket se po rikthehet me performancë në edicionin e sivjetmë të festivalit Sunny Hill.
Lajmin e ka konfirmuar me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në Instagram, aty ku numëron 87.4 milionë njerëz.
Në kuadër të turneut dhe vendeve që do të mbajë koncerte është edhe Prishtina.
“Shihemi në Sunny Hill Festival”, ka shkruar ndër të tjerash bukuroshja nga Peja.
Sunny Hill është një festival ndërkombëtar i muzikës që zhvillohet çdo vit në Prishtinë.
I themeluar në vitin 2018 nga këngëtarja Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjin Lipa, festivali ka për qëllim promovimin e kulturës dhe muzikës shqiptare, si dhe ofrimin e mundësisë për artistët ndërkombëtarë të performojnë në Kosovë.
Këtë vit vlen të ceket se do të mbahet nga 1 deri më 3 gusht. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.