×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa mahnit me kostumin e saj rozë

    Reporteri
    16 Prill 2022 | 19:49

    Dua Lipa dukej në çdo centimetër të saj një yll magjepsës i popit teksa doli në skenë në “The AO Arena” në Londër, për të mbajtur koncertin e saj të radhës nga turneu “Future Nostalgia”.

    Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një kostum ngjyrë rozë neoni me një model lulesh dhe një dekolte të theksuar, për të performuar, shkruan DailyMail.

    Dua gjithashtu veshi një palë doreza me material të ngjashëm dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj me një palë çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë.

    Ylli kishte vënë pak makijazh, duke nxjerrë kështu në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës dhe ecte me vetëbesim nëpër skenë ndërsa argëtonte turmën.

    Ajo publikoi disa imazhe në InstaStory para shfaqjes, ku shihej duke pozuar me veshjen e saj në prapaskenë.

    Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi u zbulua se Dua dhe Katy Perry po presin që oraret e tyre të harmonizohen për të incizuar së bashku një duet.

    Mega yjet e muzikës pop kanë pasur dy përpjekje të dështuara për të publikuar një hit së bashku pasi Dua vendosi të mos shfaqej në këngën e Katyt, “Teary Eyes”, ndërsa këngëtarja shqiptare donte të merrte super yllin amerikan në këngën e saj “Ball & Chain”, por ajo ishte shumë e zënë në atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!