Dua Lipa shprehet krenare për atë që ka arritur Kosova gjatë këtyre viteve.
Me rastin e 13 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa zgjodhi fjalët më të bukura për atdheun e saj.
Me anë të një fotografie të edituar, në të cilën prapa këngëtares shihet flamuri shtetëror i Kosovës, artistja uroi 13 vjetorin e Pavarësisë.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë !!! ???????? 13 VITE !! Kurrë nuk do ta harroj ta shikoja atë të ndodhë në tv ndërsa jetoja në Prishtinë. Ethe, ethe, ethe, energjia e qytetit! E paharrueshme … krenare të shikoj sa shumë kemi arritur dhe sa larg do të shkojmë! ❤️”, janë fjalët e Duas.
Ndryshe, Dua Lipa në secilën paraqitje publike të saj, nuk heziton të tregojë para botës për prejardhjen që e ka.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.