Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, nuk ka harruar të urojë festën e Fitër e Bajramit për të gjithë fansat e saj.
Bukuroshja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, zgjodhi fjalë të veçanta për këtë festë madhëshore.
“Urime festën e Bajramit për familjen time, shoqërinë dhe të gjithë ata që festojnë”, ka qenë urimi i artistes 24-vjeçare.
Ajo është izoluar në shtëpinë e saj në Londër, ndërsa këtë periudhë e ka kaluar me familjen dhe të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.
Të njëjtit po e shijojnë në masë të madhe këtë lidhje dhe muajin e ardhshëm festojnë njëvjetorin e romancës së tyre.
https://www.instagram.com/p/CAaxxqIB2I1/?utm_source=ig_embed
Në anën tjetër, ajo po korrë suksese të mëdha edhe me albumin e ri “Future Nostalgia” që e solli në fund të muajit mars.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.