Dyshja ishte pajtuar vetëm 18 muaj më parë, por burime për “The Sun” bëjnë me dije se çifti është ndarë sërish pas “përpjekjeve të shumta për të qenë afër njëri-tjetrit”.
“Dua dhe Isaac u përpoqën me të vërtetë që të takoheshin me njëri-tjetrin që kur u rikthyen së bashku. Ata donin t’i bënin gjërat të funksiononin dhe gjërat ishin shumë mirë mes tyre për një farë kohe, por ajo sa vjen edhe po bëhet shumë e zënë me punë dhe karrierën muzikore”.
Sipas burimit, ka qenë një vendim i vështirë por nuk kishte zgjidhje tjetër pasi gjërat nuk po funksiononin.
Në qershor të vitit të kaluar, Isaac ishte fotografuar me një grua misterioze duke vallëzuar në një klub nate në Londër, ndërsa kënga hit e Duas “One Kiss” ishte në sfond.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.