×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa në mbështetje të Vasfije Krasniqit: Së bashku për drejtësinë e saj

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 17:45

    Këngëtarja shqiptare i është bashkangjitur thirrjes për tubim në New York.


    Vafsije Krasniqi Goodman në vitin 2015 u rikthye përsëri në Kosovë nga Texas si e mbijetuara e parë e përdhunimit gjatë luftës që ndau historinë e saj publikisht, në televizionin kombëtar, pa fshehur identitetin e saj.

    Që atëherë, ajo ka qenë në një mision, duke mbrojtur të mbijetuarit në Kosovë dhe në mbarë botën, duke kërkuar drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës në vendin e saj. Ajo një ditë më parë iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderolën me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”, duket se një banderolë e tillë ka arritur edhe në duart e emrave eminentë botërorë

    Dua Lipa së fundi iu bashkangjit thirrjes për tubim nga Vafsija duke postuar një fotografi nga Londra me pankartën në duar.

    “Bashkojuni Vasfije Krasniqit në ‘Së bashku për drejtësinë e saj’ më 28 tetor në New York. Vasfija është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e cila ka qenë një mision si avokate e të mbijetuarve nga Kosova dhe e gjithë bota duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë”, shkroi këngëtarja shqiptare.

    Ka qenë vet Vasfije Krasniqi – Goodman, ajo e cila ka publikuar një fotografi të këngëtares fituese të çmimeve ‘Grammy’ në Facebook, duke e falënderuar për mbështetjen e dhënë.

    Vlen të theksohet se Vafsija mori vëmendjen e publikut ndërkombëtarë kur rrëfeu historinë e saj të tmerrshme të dhunës nga serbët gjatë luftës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!