Dua Lipa ka paralajmëruar një bashkëpunim më këngëtaren Miley Cyrus. Këtë e ka bërë të ditur vetë Dua në një konferencë për media në Prishtinë.
Dua dhe Miley, qysh mbrëmë, po qëndrojnë të dyja në Prishtinë. Lipa si organizatore e festivalit ‘Sunny Hill’, ndërsa Cyrus do të përformojë sonte në hapjen e këtij festivali tre ditorë në kryeqytetin kosovar.
“Ka gjasa që unë e Miley Cyrus do të bëjmë diçka së bashku”, tha Dua Lipa, në konferencën në të cilën shumicën e kohës foli në gjuhen shqipe, shkruan Reporteri.net.
Dua Lipa në këtë konferencë promovoi edhe ‘Sunny Hill Academy’.
Ndërsa, ‘Sunny Hill Festival’ nis sonte me Miley Cyrus, nesër vazhdon me Gashin dhe mbyllet të dielën me performencen e Calvin Harris në Prishtinë.
Me Harris Dua Lipa ka një bashkëpunim të suksesshëm muzikorë, porse ajo nuk tregoi në konferencë nëse do të ngjitet krahas tij për ta përformuar së bashku në Prishtinë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.