×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa publikon agjendën dhe turin e koncerteve në Evropë

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 10:41

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të shijojë kulmin e suksesit.


    Pas një viti pandemie, ajo është rikthyer fuqishëm për t’i mbajtur koncertet në Evropë.

    Përmes një publikimi në Facebook, ajo tregoi se këtë javë do të nis shitja e biletave dhe pret me padurim t’i shoh fansat e saj.

    “Unë jam plotësisht e thyer që nuk jemi në gjendje të vazhdojmë me turneun tim në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropiane këtë shtator dhe tetor. Ju lutemi mbani biletat tuaja, pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Mezi pres të kthehem në skenë dhe të ribashkohem me të gjithë ju dhe gjithashtu kam shtuar edhe më shumë data, të cilat dalin në shitje këtë javë. Dashuri, Dua” shkroi ajo krahas imazhit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!