Këngëtarja e njohur kosovare me famë ndërkombëtare Dua Lipa, ka lansuar këngën më të re “Training Season” me videoklip, shkruan Reporteri.net.
Lajmin e bëri të ditur vet këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke i falënderuar bashkëpunëtorët.
Për realizimin e kësaj kënge ajo pati thënë se është frymëzuar nga jeta reale, pasi sipas saj shumë burra nuk ditën se si të silleshin me të nëpër takime romantike.
Lipa detajoi evolucionin e saj të takimeve në këngën e fundit, “Training Season”, shkruan Elle.
“Nuk kam nevojë të të mësojë të më duash”, thotë ndër tjera Dua.
Kënga në mënyrë të qartë përcakton saktësisht se çfarë dëshiron ajo nga njerëzit me të cilët takohet, apo me partnerët.
Callum Turner, është aktualisht i dashuri i saj.
“Kisha qenë në një varg takimesh të këqija dhe e fundit ishte kapitullimi”, tha ajo në një deklaratë së fundi.
“Të nesërmen në mëngjes arrita në studio tek [kompozitorët] Caroline [Ailin] dhe Tobias [Jesso Jr.], duke më pyetur se si shkoi gjithçka dhe unë menjëherë u thashë ‘SEZONI I TRAJNIMEVE KA PËRFUNDUAR’.
Kështu edhe lindi ideja për këngën e saj të re./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.