Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa ka publikuar një video të prapaskenave gjatë xhirimit të videoklipit të këngës së saj të fundit “We’re Good”.
Kënga është publikuar gjatë muajit shkurt ndërkohë që është pritur shumë mirë nga fansat e saj duke marrë deri më tani afro 34 milionë klikime në YouTube.
Ndërkohë, prapaskenat e videoklipit janë shumë interesante pasi paraqiten edhe xhirime të skenave në mënyrë shumë të veçantë nga ekipi realizues.
Kujtojmë se Dua ka arritur një sukses të madh edhe në “Grammy” të këtij viti i cili u mbajt të dielën e kaluar, e ku mori çmimin “Best Pop Vocal Album”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.