Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka shitur të gjitha biletat për pak minuta për dy koncerte që do t’i mbajë në “Wembley” vitin e ardhshëm. Fillimisht e kishte planifikuar vetëm një koncert, por për shkak të interesimit të madh ka shtuar edhe një datë.
Në rrjetet sociale, Lipa ka konfirmuar se biletat për koncertet më 20 dhe 21 qershor të vitit 2025 janë shitur. Koncertet do të mbahen në stadiumin ikonik anglez, i cili ka kapacitet prej 90 mijë personash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.