Dua Lipa tregoi flokët e kuqe derisa u shëtit me të dashurin në sheshin Trafalgar në qendër të Londrës.
Ata kanë qenë duke izoluar së bashku në një shtëpi me qiranë kryeqytet, pasi u kthyen në shtëpi nga turneu i saj në Australi duke e gjetur banesën e përmbytur, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid u shfaqën të dashuruar të premten ndërsa shijuan një shëtitje romantike nëpër qendër të Londrës, madje i modeli u fotografua në statujën e famshme të luanit në sheshin Trafalgar.
Këngëtarja, 24 shfaqi ngjyrën e re të flokëve derisa shfrytëzoi ditën me diell bashkë me të dashurin e saj Anwar, 20 vjeç.
Dyshja ishin veshur me kostume sportive shumëngjyrëshe, ndërsa Dua po mbante një çantë blu “Prada” në duar.
Ata nuk mund t’i mbanin duart larg njëri-tjetrit, ndërsa shëtisnin nëpër sheshin Trafalgar. Anwar vendosi të ngjitej në njërën prej statujave të luanit, kurse artistja po i bënte foto.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.