Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Dua Lipa është rikthyer fuqishëm me albumin e saj të ri “Future Nostalgia” i cili është i dyti në karrierën e saj. Albumi është në krye të listës muzikore në Britaninë e Madhe, aty ku artistja 23 vjeçare ka fokusin më të madh të aktivitetit të saj.
Së fundi, në një intervistë për revistën NME, Dua ka folur për karrierën e saj dhe përgatitjes së këtij albumi, ndërsa nuk ka harruar të përmend edhe vendin nga ajo vjen, Kosovën.
Dua ndër tjera deklaroj se shpreson që të jetë një frymëzim për fëmijët e Kosovës, se ëndrrat realizohen pavarësisht se nga cili vend vjen.
Artistja e sheh pozicionin e saj si një yll pop i njohur botëror që përfaqëson edhe Britaninë dhe Kosovën dhe thotë: “Shpresoj të frymëzoj edhe disa fëmijë në Kosovë të dinë se mund të bëjnë gjithçka që ata mendojnë – gjithçka është e mundur, pa marrë parasysh se nga jeni “.
Sunny Hill Foundation, të cilën ajo e ka formuar me familjen e saj në Prishtinë në vitin 2016, synon të ndihmojë të rinjtë kosovarë për të përmirësuar cilësinë e jetës, fokusuar në zgjerimin e mundësive të vendit në art dhe kulturë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.