Dua Lipa ka befasuar të gjithë me deklaratën e fundit.
Dua Lipa së fundi ishte e ftuar në një intervistë për “Kiss FM”, ku foli rreth jetës private dhe asaj profesionale.
Këngëtarja, ndër të tjera është pyetur edhe se a i kujtohet takimi i saj i parë, e në këtë rast habiti me atë që tha.
“Në takimin e parë, ai më çoi në një party, dhe më pas shkuam te pjesa ku tymoset duhan, dhe aty pash se ai po puthte një vajzë tjetër”, tha Dua.
Ndërsa, më tej shtoi se pas gjithë asaj situate ajo u detyrua të largohet nga lokali.
Dhe kur e pash atë që po puthte një vajzë tjetër, thash me vete: A është kjo duke ndodhur? Dhe unë isha si: Në rregull, po marr xhaketën time dhe po largohem”, shtoi këngëtarja.
Për ndryshe, Dua Lipa aktualisht po shijon suksesin e këngës “Don’t Start Now”.
Ajo së fundi performoi në “MTV EMA”, ndërsa pritet që të performojv edhe në eventin “American Music Awards”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.