Dua Lipa i përcolli me shumë kureshtje zgjedhjet në SHBA.
Që prej fillimit të fushatës zgjedhore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dua Lipa është përfshirë përmes disa postimeve, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, disa herë ka treguar se e mbështet Joe Biden, kurse nuk kanë munguar as ironizimet me presidenti aktual, Donald Trump.
Mbrëmë, këngëtarja i përcolli deri në orët e vona rezultatet e zgjedhjeve, ndërsa shpreson që Biden ta fitojë edhe Ohion.
“Mjaft me këto zgjedhje për sonte. Le ta marrim Ohion”, janë fjalët e këngëtares shqiptare.
View this post on Instagram
Reklamë
