×
  • Show Time
  • Show Time

    “Duart tuaja janë të përgjakura”, shfaqet pankartë gjatë performancës së përfaqësuesit serb në Eurovision

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 8:13

    Përfaqësuesi i Serbisë në Festivalin e Këngës në Eurovision, performoi i parafundit në natën e dytë gjysmëfinale. Ai garoi me baladën Mila, por nuk arriti të shkonte në finale.

    Pas performancës së Princit, emri i vërtetë i të cilit është Stefan Zdravkoviq, kamera fokusoi fansat e tij në audiencë dhe aty u pa edhe një pankartë  interesante.

    “Duart tuaja janë të përgjakura”,  shkruhet në pankartën që i referohet protestave studentore në Serbi. Pranë mbishkrimit, pankarta paraqiste një gjurmë e gishtërinjve e përgjakur, e cila është simbol i protestave studentore në Serbi, të cilat kanë vazhduar prej gjashtë muajsh.

    Kush arriti në finale mbrëmë ?

    Në gjysmëfinalen e dytë garuan 16 vende, nga të cilat 10 kaluan në finale. Serbia dhe Mali i Zi nuk arritën në finale. Finalistët e gjysmëfinales së dytë janë:

    Lituania
    Izrael
    Armenia
    Danimarka
    Austria
    Luksemburgu
    Finlanda
    Letonia
    Malta
    Greqia

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!