Babai i këngëtares së njohur, Dua Lipa, Dukagjini Lipa, në konferencë për media është deklaruar lidhur me Sunny Hill Festival, që nis sonte.
Ai falënderoi të gjithë për përkrahjen, derisa tha se planet e fondacionit janë ndalë për dy vjet për shkak të pandemisë.
“Faleminderit për përkrahjen e juaj për organizim pas 3 vjetëve se pa ju s’ka qenë e mundur ky festival. Planet e fondacionit janë ndalë për dy vjetë për shkak të pandemisë. Programi ka fillu përsëri edhe në shkurt fëmijët me i çu atje për shërim”, ka thënë Dukagjin Lipa.
Lipa tha se Gërmia nuk ka qenë dëshirë e tyre që ta mbajnë festivalin.
“Gërmia s’ka qenë dëshira jonë me mbajt festivalin këtë vit, është vështirë me organize një festival me përmasa të tilla në këtë vend, urojmë që kanë me organize viteve tjera në vendin adekuat”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.