Babai i këngëtares ka dhënë detaje për festivalin “SunnyHill”.
Për shkak të pandemisë koronavirus dhe shtimit të rasteve me Covid-19 nuk dihet se a do të mbahet këtë vit festivali, shkruan lajmi.net.
Megjithatë asgjë nuk është definitive dhe nuk dihet se çka do të ndodh ditëve në vazhdim. Në një lidhje direkte në Klan Kosova, Dukagjin Lipa zbuloi se këto tri ose katër ditë do ketë një njoftim lidhur me festivalin.
“Do të bisedojmë me Shpend Ahmetin dhe do të vendosim në këto tri ose katër ditë”, tha Lipa në një lidhje direkte.
Ndryshe, duke e ditur se mbajtja e distancës në këtë festival është pothuajse e pamundur mundësitë janë shumë të vogla që të mbahet por presim vendimin e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.