Lorenci shprehu dëshirën për të lërë shtëpinë e Big Brother. Ai u shpreh se nuk ndihet mirë dhe ka vendosur të dalë.
“Një pjesë e madhe e banorëve ma kanë bërë mbarë qëndrimin këtu. Big Brother edhe pse e them me shpirt që është një nga gjërat më të bukura në jetën time, por është edhe një sfidë e madhe. Nuk po ndihem mirë. Zgjohem çdo ditë me idenë që, hë a po zgjohem në shtëpi… Ndonjëherë mendoj që i bezdis banorët këtu brenda. Me gabimet e mia, besoj se kam qenë mirë në këtë lojë. Ndoshta mund të zhgënjej shumë njerëz me këtë vendim. Unë e di që po ta ndaj me dikë këtu brenda, do më thotë “Mos”. Por, nuk e shoh veten fitues dhe nuk kam hyrë me këtë qëllim. Kam hyrë me qëllimin që të kaloj mirë dhe t’i jap vetes një spunto. Ka ditë që nuk jam mirë. Kam ditë që e kam menduar. E kam shprehur edhe në dhomën e rrëfimit”, tha ai.
Para tij me votat e publikut u largua edhe Gerti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.