Një prej temave që u prek në intervistën e blogeres Sara Hoxha për emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel ishte marrëdhënia shumë e komentuar me personat që Ledri ka pasur një lidhje më parë.
Ajo është kritikuar për miqësinë që ka me Dafina Zeqirin dhe Dua Lipën, të cilat kanë qenë më parë të dashurat e Ledrit.
Sara shprehet se nuk ka asgjë të keqe kur ato janë persona të mirë dhe u pëlqen shoqëria me njëra-tjetrën.
“Ne nuk kemi lind bashkë, unë e di që ai ka një të shkuar, si me Dafinën që njerëzit më shajnë si mund të rrish ti me atë. Mua më duket gjë normale, Dafina më pëlqen Dua Lipa më pëlqen, janë shumë njerëz të mirë, na ecën muhabeti. Kjo që unë kam bërë tregon se unë jam rehat me veten time, jam konfidente dhe nuk mund të xhelozoj për ish të dashurat e Ledrit. Unë nuk e ndjej si gjë të keqe dhe prandaj e kam bërë dhe do ta bëj prap”, tha Sara.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.