Kastrati u pyet lidhur me bukuroshen zeshkane.
Një foto e Lirim Kastratit krah një vajza zeshkane ka ngjallur spekulime për një lidhje të mundshme mes dyshes, shkruan lajmi.net.
Raportohej se ajo është e dashura e tij, pa bërë të ditur identitetin e vajzës mirëpo bazuar në Instagram mësohet se ajo është kroate.
Në ndërkohë, pas ndeshjes së Kosovës kundër Moldavisë, në të cilën Kastrati e shënoi golin e fitores, sulmuesi i Dinamo Zagrebit, ai u pyet edhe lidhur me bukuroshen zeshkane.
Kastrati u shpreh se është fokusuar në futboll dhe se për jetën private nuk preferon të flas.
“Kam qejf t’i mbaj gjërat private anash. Njerëzit të më njohin përmes futbollit, jo për jetën private”, është shprehur ndër të tjera ai.
Ajo është aktive në rrjete sociale ku ndiqet nga një numër i madh i njerëzve. Në vazhdim ua sjellim disa nga pozat atraktive të saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.