Një prej çifteve më të reja të konfirmuara në estradë janë këngëtari Robert Berisha dhe Laureta Maqedonci.
Që kur bënë publike romancën dyshja kanë bërë postime të ndryshme ku shihen teksa kalojnë çaste në shoqëri të njëri-tjetrit.
Nuk kanë munguar as dedikimit dhe një të tillë ka bërë së fundmi edhe biondina bukuroshe teksa postoi një imazh përkrah Robertit.
Të dy shihen teksa shijojnë një darkë së bashku, ndërsa janë të veshur me shumë stil dhe ngjyra të ngjashme.
“Kam nisur ta vesh kaltër që të mos më i bien mësysh”, ka shkruar Laureta sipër fotografisë që realizuar pranë një pasqyre.
Ndryshe, kujtojmë që krahas muzikës Roberti prej kohësh ka filluar të merret edhe me moderim të një prej emisioneve në televizionet vendore.
Berisha ndërkohë më parë ka qenë i martuar me këngëtaren e njohur shqiptare, Nora Istrefi, dyshja bashkë kanë një vajzë, Renee. /Telegrafi
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.