Aleksia Peleshi është përfolur shumë kohëve të fundit për lidhjen e saj me Romeo Veshajn, hyrjen e këtij të fundit në shtëpinë e “Big Brother”, e shumë dinamika të tjera.
Megjithatë, së fundmi, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Aleksia është pyetur se cili nga banorët e “Big Brother VIP” është i preferuari i saj.
Pa hezituar, Peleshi përgjigjet me emrin e Donaldit.
Ndërkohë, lidhur me trekëndëshin e dashurisë “Bora-Donald-Beatrix”, Aleksia shprehu qendrimin e saj. Ajo komentoi veprimin e Donaldit duke u shprehur se dëshiron lumturinë e tij dhe se “ndenjat janë të pakuptueshme”
“Shiko, në rradhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.