E dashura e Seldit i ka thënë disa fjalë për Mimoza Shkodrën.
Vetëm 10 ditë më parë, Seldi Qalliu bëri publike lidhjen e tij më të re me të dashurën 22-vjeçare, Sindi Çela.
Për t’i uruar ditëlindjen, këngëtari vendosi që të publikonte në “Instagram” një foto ku shfaqeshin duke u puthur.Së fundmi, ata ishin të ftuar në emisionin “Why Not”, ku zbuluan detaje nga lidhja e tyre e dashurisë.
Seldi tregoi madje se i ka bërë dedikim edhe këngën e fundit, ku Sindi është madje pjesë e videoklipit.
Dyshja gjithashtu zbuloi se kanë kaluar muajt e karantinës së bashku.
Gjatë intervistës ata janë vënë në siklet, duke iu rikujtuar lidhjen e fundit të Seldit me këngëtaren Mimoza Shkodra.
Kujtojmë se dy këngëtarët e njohur u ndanë pak pasi bënë publike fejesën e tyre dhe asokohe kjo ngjarje bëri shumë bujë. E dashura e re e këngëtarit u pyet se çfarë mendon ajo për Mimozën dhe përgjigja e Sindit i befasoi të gjithë.
Ajo u shpreh se Shkodra është një këngëtare shumë e mirë dhe nuk mundi ta fshihte lumturinë për faktin që u nda nga Seldi.
“Mimoza Shkodra mendoj se është këngëtare shumë e mirë, shumë. Edhe më bëhet qefi që është ndarë se tani Seldi është me mua”, u shpreh Sindi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.