Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fifi kohët e fundit bëri një ndryshim në pamje duke humbur goxha peshë.
Fifi tregoi për “Prive” se i është dashur të binte në peshë për shkak të problemeve shëndetësore.
“Para dy tre vitesh kam thënë që kam probleme me shtyllën kurrizore, kam problem me hernia diskale, prandaj është dashur që unë me heq kilogramë. Ideja është që mua prapë nuk më intereson nëse shëndoshem nesër edhe prapë kam për t’u shëndoshur, thjesht e kam për shëndetin tim”, tregoi Fifi.
Këngëtarja ka postuar dje foton e parë nga pushimet, të cilat po i kalon në Ksamil, ku shfaqet në super formë dhe ndryshimi është i dukshëm.
Këngëtarja ka marrë komplimenta të shumta nga miqtë e fansat e saj, që padyshim janë përkrahës edhe të vendimit të saj për të humbur peshë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.