Sot në familjen e vëllezërve Veshaj është festë, pasi mamaja e djemve ka ditëlindjen. Edhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim publikë nga Donaldi, i cili ka postuar një foto ku shfaqet dora e tij kapur me dorën e të ëmës.
“Edhe 100 vjeç mami”, ka shkruar ai në Instastory, duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Ndërkohë, më tej, Donaldi ka ndarë një video të nënës së tij ku tregon “dhuratën” më gazmore që i ka bërë.
“Mamit i dhurova një filtër për ditëlindje”, ka shkruar aktori. Ndërsa e ëma i thotë e habitur: “Uaaa kështu bëhen ato vajzat e bukura”.
Kujtojmë që Donaldi për marrëdhënien e ngushtë që ka me të ëmën ka folur në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Madje, në natën finale ajo e befasoi së bashku me këngëtarin Alban Skënderaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.