Eksperti i Kriminologjisë, Ervin Karamuço ka bërë publike një ngjarje të pazakontë që ndodh në një poligon qitjeje. Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Profesori i Kriminologjisë, Karamuço shkruan se një personazh mjaft i njohur në botën e showbiz-it shqiptar, shkon rregullisht në një poligon qitjeje.
Deri këtu është në rregull, por sipas Karamuço në vend të shënjestrës, Kjo VIP-e përdor foton e vjehrrës së saj.
“Klodiana Lala nuk e kisha imagjinuar kurrë që një personazh shumë i njohur publik i showbiz, që frekuenton rregullisht poligonet e qitjes, vendos mbi shënjestër fotografinë e vjehrrës së saj. Rast studimor kriminologjik me elementë shumë serioz për fatet e shoqërisë tonë…”-shkruan ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.