×
  • Show Time
  • Show Time

    E fsheh gjithmonë në foto, Fjoralba Ponari zbulon më në fund emrin e të dashurit

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 11:00

    Mund të biem të gjithë dakord se ajo është një nga moderatoret më tërheqëse dhe një nga fytyrat më të ëmbla që mund të shikosh në ekran.


    Fjoralba Ponari prezanton rubrikën “Beauty” në “E Diell” dhe po ashtu e shikojmë shumë të përfshirë me tema të ndryshme edhe në rubrikën “Trotuar”.

    Ajo ka kaluar në disa formate që nga ato muzikore, sportive e prej disa sezonesh në spektaklin “E Diell” së bashku me shumë moderatorë të tjerë. Rubrika “Beauty” që i dedikohet pamjes së jashtme (Hair and Make Up) vjen ndryshe, me më shumë sfida dhe talente të reja që konkurrojnë mes tyre dhe gjykohen nga juria (Daniela Kapo dhe Suela Cangu).

    Po ashtu Fjoralba ka thënë që do të rikthehet edhe në muzikë pasi një ndër talentet e saj me të cilin e kemi njohur në “The Voice”, është muzika. Fjoralba është shumë aktive edhe në rrjetet sociale ku bën statuse për fenomene të ndryshme sociale që shpesh paragjykojnë vajzat dhe gratë. Po ashtu Fjoralba ka tërhequr shumë vëmendjen edhe për jetën e saj private pasi së fundmi duket se është treguar pak më dorëlëshuar me mediat duke publikuar edhe disa foto.

    E ftuar në “Wake Up”, Fjoralba zbuloi edhe emrin e djalit “misterioz” që shfaqet në foto me të.

    “Unë me atë timen prapë i kam ruajtur identitetin. Unë kam ndarë dhe herë të tjera foto më të dashurin, nuk e kam mbajtur sekret. Edhe në intervista e kam thënë publikisht. Unë e kam thënë edhe më parë, nuk është problemi aty (se ma marrin), thjesht Françesko nuk është person publik”, u shpreh ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!