Nuk e bëri kurrë publike, por Mc Kresha është rrugës për t’u bërë baba për herë të parë dhe shumë afër që t’i japë fund beqarisë.
Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, artisti kosovar po bëhet baba me të dashurën e tij e cila jeton në Kanadë, shkruan Reporteri.net
Madje, siç mëson Reporteri.net nga familjarët e reperit kosovar, ai dhe e dashura e tij kanë caktuar edhe datën e martesës tashmë.
Çifti pritet të martohen më 15 dhjetor në restaurantin ‘Golden’.
Mc Kresha kishte refuzuar të tregonte se ai është në lidhje me dikë apo se kishte plane të fejohej me dikë, anipse ishte parë me të dashurën e tij dorë për dore rrugëve të Prishtinës.
Ndryshe, Mc Kresha së fundmi ka publikuar bashkëpunimin e tij me Bllekin dhe Luar një bashkëpunim ky i cili po pëlqehet mjaft shumë nga publiku./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.