×
  • Show Time
  • Show Time

    E ftuan në dasmë për të kënduar, këngëtarin shqiptar e ngacmon nusja

    Reporteri
    26 Korrik 2019 | 23:17

    Jemi në sezonin e martesave dhe shumë prej këngëtarëve të njohur angazhohen në dasma të ndryshme, ku këndojnë këngët më të bukura të dashurisë në ditën e veçantë të çifteve.


    Një prej tyre është edhe këngëtari i njohur, Erik Lloshi, i cili ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit”.

    Gjatë intervistës ai ka zbuluar për publikun eksperienca personale nga dasmat në të cilat ka qenë i pranishëm për të kënduar.

    I pyetur nëse “i ka pëlqyer ndonjëherë nusja e dasmës, aq sa ta kishte dashur ta kishte të tijën”.

    “Shiko, duhet të dish si të reagosh, duhet të jenë gjërat në rregull. Ka ndodhur që nusja më ka ngacmuar, apo edhe të ftuara në dasma, me letra, më numrat e telefonit. Por unë i ndaj gjërat”, ka thënë Eriku duke shkaktuar të qeshura në studio.

    Ndërkohë kujtojmë se këngëtari do të kurorëzojë në martesë dashurinë e tij me Rominë, më 17 gusht të këti viti. Ai ka rrëfyer se mezi po pret që të bëhet baba.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!