×
  • Show Time
  • Show Time

    “E gjitha për një puthje”, Atdheu rikthehet në Përputhen dhe del në takim me Antonelën

    Reporteri
    05 Prill 2021 | 23:51

    Atdheu është rikthyer në Përputhen puntatën e sotme për të sqaruar sherrin me Antonelën të pak kohëve më parë.


    Ata u vendosën në karrige përballë njëri-tjetrit për të sqaruar gjërat. Takimi i tyre ishte shumë i qetë.

    “Hë Antonelë, e gjitha për një puthje, shiko ku jemi tani,” tha Atdheu.

    “Po pra, sa jemi sharë kundra njëri-tjetrit. Kur kam hyrë ke qenë një nga pëlqimet e mia më të mëdha, është pëlqim që vazhdon edhe sot. Nuk e mohoj.

    Reklamë
    Megjithatë atëherë kur më puthe tek makina nuk kam thënë që ti më ke puthur me zor. A të vjen keq që ke ikur nga këtu?” pyeti Antonela.

    “Po më vjen keq se s’doja të dilja ashtu. Më kanë ngelur ca gjëra peng, më ngeli peng që nuk e bëra një takim me ty,” tha Atdheu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!