Opinionet mbi performancën e këngëtares shqiptare Ronela Hajati në Eurovizion kanë qenë të shumta nga njerëz të botës së artit në vend.
Fillimisht kënga e saj u kritikua nga opinioni publik për tekstin e cilësuar si të cekët dhe mos-identifikues për Shqipërinë.
Më pas performanca e saj u përfol kudo në Evropë, por askund më shumë sesa në mesin e shqiptarëve.
Në lidhje me këtë ka ardhur një reagim edhe nga regjisori i njohur shqiptar Kastriot Çipi.
Çipi shkruan se ajo nuk është këngëtare dhe është e vetëdijshme për këtë, derisa nuk ka kursyer as ofendimet në drejtim të Hajatit në funksion të pamjes së saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.