×
  • Show Time
  • Show Time

    E gjykojnë për jetën luksoze që bën, Capital T ka diçka për të thënë

    Reporteri
    01 Korrik 2019 | 21:21

    Këngëtari i njohur, Capital T, ka qenë i pranishëm një ditë më parë në koncertin që u mbajt në Zvicër, “Alba Festival”.


    Gjatë performancës së tij, reperi dhuroi për publikun momente të jashtëzakonshme.

    Ndërkohë pas përfundimit të këtij koncerti, Capital T ka zbuluar se kështë kthyer në vendlindje me avion privat. Ai nuk ngurroi që ta bënte publik këtë moment luksoz.

    Pas të tij, ai u kthye për në vendlindje me avion privat dhe nuk nguroi ta bënte publik këtë moment luksoz.

    Së fundmi, ai ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku bashkëngjitur ka shkruar disa fjalë që ka ngjallur shumë komente mes ndjekësve të tij të shumtë.

    “Si e kam jetën ti as n’spot nuk e ki”, shkruan Capital krahas fotos ku shfaqet me avion privat, transmeton panorama.

    E ka qenë pikërisht ky përshkrim që ka indinjuar një nga komentueset, ku sipas saj, kjo nuk është një mënyrë e mirë e të shprehurit pasi sot ka njerëz që nuk kanë mundësitë e tij financiare.

     

    View this post on Instagram

     

    Qysh e kena jetën ti as n’spot nuk e ki – CAPITAL T ??

    A post shared by Capital T (@truekapo) on

    “Kjo është një thënie mosrespektuese kur ka njerëz që vuajnë për të pasur ushqim në tryezat e tyre, për shkak të minimumit të pagave”, ka shkruar fansja.

    “Kam bërë shumë edhe për këtë çështje”, ka vendosur që t’i përgjigjet reperi komentueses.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!