Tani nuk ka më asnjë hamendësim. Gerard Piqué dhe e dashura e tij e re, Claria Chía Marti, u panë duke u puthur në një koncert.
Pamjet dolën në dritë në rrjetet sociale të programit ‘El Gordo y la Flaca’ (Univisión), ku disa orë më pare u konfirmuan se çifti kishin lidhje që në shkurt, kur ai ishte ende me Shakirën.
Çifti injoroi kamerat televizive dhe i transmetonin shumë dashuri njëri-tjetrit, teksa dëgjonin këngët e Dani Martinit, i cili ofroi një koncert pranë Pirenejve. Pranë tyre është fiksuar edhe babai i Gerard Pique.
Kuptohet, pamjet u bënë virale. Të gjithë nëpër rrjete sociale po befasohen me ngjashmërinë e madhe të Clarias me Shakirën, ish-partneren e Pique.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.