×
  • Show Time
  • Show Time

    E konfirmon policia: Arrestohet anëtari i grupit të Dudës, një tjetër në arrati

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 20:18

    Pas disa kërcënimeve me radhë nga reperi Duda, në lidhje me performancën e Unikkatilit sonte në një nga klubet e Gjilanit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, se është arrestuar një person i këtij grupi ndërsa një tjetër është në arrati.


    “Është arrestuar një person në lidhje me atë ngjarje, ata po flasin me pseudonime dhe neve në polici ato nuk na lënë përshtypje, një person është arrestuar pasi që dyshohet se e ka kërcënuar përmes mesazheve një person tjetër i cili do ta mbajë një koncert sonte në qytetin e Gjilanit”, ka thënë Hashani.

    Ndërkohë, ai ka treguar se i arrestuari me vendim të prokurorit është ndalur për 48 orë, ndërsa një tjetër person është në arrati.

    “Prokuroi i shtetit pasi që ka intervistuar të dyshuarin në prani të avokatit mbrojtës ka vendosur që ta ndalë për 48 orë. Ndërsa një person tjetër i dyshimtë është në kërkim, kjo për momentin është e gjitha”, ka theksuar ai.
    Kjo u bë e ditur edhe më herët nëpërmjet rrjetit social të reperit Duda, i cili ka kërcënuar me jetë pronarët e klubit ku do të performojë Unikkatili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!