×
  • Show Time
  • Show Time

    E martuar dhe nënë e një vajze, zbuloni si po e kalon karantinën ish-zëdhënësja e FSHF-së

    Reporteri
    12 Prill 2020 | 15:25

    Jona Dervishi njihet si ish-zëdhënësja seksi e FSHF-së. E në botë mashkullore siç është sporti i futbollit, natyrisht që vëmendjen do ta merrte zëdhënësja, që edhe pse nuk është më në këtë post, vijon të jetë një ndër personazhet e lakuara në mediat rozë.


    Po si ka vazhduar jeta e Jona Dervishit pas largimit nga posti? Ajo tashmë është martuar dhe është bërë nënë e një vajze. Në rrjetet e saj sociale, Jona poston shpesh foto nga karantina, ku kalon kohë me vajzën e saj të vogël, por duke mbajtur sekret bashkëshortin, me të cilin nisi bashkëjetesën para tri vitesh.

    Para disa vitesh shkaktoi interes emërimi si zëdhënëse e Federatës Shqiptare të Futbollit.

    Ajo u largua nga ky post para dy vitesh, që u komentua si fillimi i një reforme të thellë në FSHF. Megjithatë, koha e tregoi që planet private ishin dhe një nga arsyet pse Jona vendosi të tërhiqej për t’iu përkushtuar familjes së sapokrijuar./ PANORAMAPLUS.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!