×
  • Show Time
  • Show Time

    E mori dhuratë por ia sekuestruan, “Benzi” luksoz i Miss-it shqiptar do të përdoret nga policia

    Reporteri
    06 Janar 2024 | 13:27

    Vetura luksoze e sekuestruar e modeles Trejsi Sejdini, do t’i shtohet Policisë së Shtetit.

    Bëhet fjalë për makinën tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila mendohet se kap vlerën mbi 100 mijë euro, ndërsa është sekuestruar në shtator të vitit 2019, ku sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të saj.

    Ish-Miss “Univers Albania 2018” deklaroi se këtë automjet e kishte marrë dhuratë për ditëlindje, ndërsa shpesh postonte foto në rrjetet e saj sociale.

    Ky vendim erdhi pas ligjit të ri, sipas të cilit makinat luksoze që i janë sekuestruar anëtarëve të organizatave kriminale do të kalojnë në pronësi të Policisë së Shtetit dhe do të përdoren prej tyre.

    Makina e Trejsit i është nënshtruar të gjitha procedurave të shitjes, por që askush nuk ka dalë i gatshëm për ta blerë./TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!