×
  • Show Time
  • Show Time

    E papritur: Ky banor pritet të largohet sonte nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    08 Prill 2023 | 21:19

    Një nga banorët e “Big Brother VIP” Albania ka vendosur të largohet nga shtëpia mbrëmjen e sotme. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Lorencin.

    Në një moment kur e ka gjetur Luizin vetëm, Lorenci i është afruar dhe i ka treguar me zë të ulët se ka vendosur të largohet sot dhe e ka lajmëruar edhe Vëllain e madh. Kur Luizi e ka pyetur pse ai i ka thënë: “Se përballoj dot, kam si ankth dua thjesht me dalë.”

    Luizi: Po hë o burrë se do mësohesh. E di sa herë kam dashur unë me dalë

    Lorenci: Po t’i ke motiv me ndejt o burrë. Po të kisha dhe unë një motiv e haja veten me dhëmbë për të qëndruar. Po s’mundem më. U bë gjithë kjo kohë nuk mësohem dot.

    Kujtojmë se në nominim mbrëmjen e sotme është Lorenci, Kiara, Efi, Qetsori dhe Gerti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!