×
  • Show Time
  • Show Time

    E përmendi në këngën e re, Tayna i reagon Stresit

    Reporteri
    04 Korrik 2021 | 8:31

    Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, pak ditë më parë solli projektin e ri muzikor të quajtur “Po foli i fundit”.


    Në këtë këngë nuk munguan një sërë diss-esh dedikuar kolegëve e po ashtu ka përmendur edhe Taynën, si një nga të parat repere femra në Shqipëri madje duke thënë se është shumë herë më e mirë se shumë kolegë të tij.

    “Edhe hip hopin e keni dh* ma e forta Doruntina”, shprehet Stresi ndër të tjera në këtë projekt.

    Kjo pjesë tanimë është bërë virale duke u shpërndarë kudo në rrjetet sociale, e sigurisht një reagim e ka bërë edhe Doruntina Shala (emri i vërtetë).

    Artistja nga Prizreni ka rishpërndarë një postim të një faqeje fansash teksa ka përmendur Stresin dhe e ka shoqëruar me dy ‘emoji’, duke e falenderuar kështu për fjalët dhe mbështetur për këngën e re.

    Fansat mes tjerash kanë vënë re se në një pjesë të tekstit ai i kërkon falje familjes së Noizyt, pasi u pajtua me të.

    Kënga po ashtu u komentua për diss-et që ia ka bërë edhe anëtarit të labelit Babastars, Getoar Selimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!